Alex Telles ka vendosur të largohet nga Porto pas katër viteve qëndrim.
Mbrojtësi brazilian ka kontratë me klubin aktual deri në verën e vitit 2021 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
Mediat italiane dhe ato portugeze kanë raportuar ditë më parë se egziston një marrëveshje mes Portos dhe Juventusit për lojtarin.
Zonja e Vjetër ka pranuar të paguajë 25 milionë për transferimin e Telles, por që tani duhet bindur lojtari.
Së fundmi në garë është futur edhe Chelsea që ka nevojë për mbrojtës të krahut të majtë.
Londinezët janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat e Portos që kërkon 25 milionë euro.
Por tani gara mes dy klubeve është se cila do t’i ofrojë kontratë më të mirë financiare.
27-vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat për Porton këtë edicion ku ka shënuar 10 gola e ka bërë nëntë asistime./Telegrafi/