Site icon Telegrafi

Chelsea synon ta shfrytëzojë klauzolën e ulët për ta transferuar Gavin

Klubi anglez, Chelsea dëshiron të përfitojë nga klauzola e ulët e lirimit të Gavit te Barcelona dhe ta transferojë atë në Stamford Bridge.

Gavi padyshim se është talenti më i madh i dalë këtë sezon në ligat kryesore evropiane dhe paraqitjet e tij me Barcelonën e kanë konfirmuar këtë.

Spanjolli i cili debutoi si 16-vjeçar me katalunasit dhe Kombëtaren e Spanjës ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij.

Lexo po ashtu City i gatshëm ta paguajë klauzolën e Gavit

Shumë klube evropiane i kanë vënë syrin Gavin për ta transferuar shkaku edhe i klauzolës së ulët në kontratën e tij në Camp Nou.

Sipas mediumit El Nacional, Chelsea po shqyrton një afrim për sensacionin e Barcelonës, Gavi.

Kontrata aktuale e 17-vjeçarit do t’i lejojë Blutë ta nënshkruajnë atë për 50 milionë euro, por kjo nuk do të jetë e lehtë.

Për të shmangur largimin e xhevahirit të tyre, Barça ka hapur bisedimet për një rinovim të mundshëm që do të shihte klauzolën e tij të lirimit të rritet shumë më lart. /Telegrafi/

Exit mobile version