Klubi anglez, Chelsea dëshiron ta shfrytëzojë situatën e ndërlikuar të kontratës së Gavit te Barcelona dhe ta transferojë atë në Stamford Bridge.
Gavi është njëri nga talentet më premtues në botën e futbollit dhe ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar te Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës.
Megjithatë, 17-vjeçari nuk ka kontratë profesionale dhe shifrat e kontratës janë shumë të ulëta për dallim nga niveli i tij.
Klubi Camp Nou është përpjekur ta bindë atë të nënshkruajë një kontratë të re, por mesfushori i ri ka refuzuar ofertën e tyre të parë.
Sipas mediumit spanjoll El Nacional, Chelsea po planifikon një ofertë për të riun e talentuar të Barcelonës, Gavi, duke parë situatën e tij në Camp Nou.
Për Gavin ka edhe skuadra të tjera të interesuara, por Blutë janë të gatshëm për të bërë një ofertë sa klauzola e tij prej 50 milionë euro.
Megjithatë, kjo ofertë nuk duket e mjaftueshme për ta rrëmbyer lojtarin, shkaku që Barcelona synon ta blindojë atë edhe për shumë vite. /Telegrafi/