Telegrafi

Chelsea shikon për një sulmues të ri

Skuadra londineze është në treg për një sulmues të ri në prag të fillimit të sezonit të ri.

Antonio Conte është duke synuar një sulmues të ri për skuadrën e tij.

Sipas The Times, pasi që italiani është emëruar në radhët e Chelseat, skuadra londineze pritet të kaloj në një formacion 3-3-4, por me opsion të shëndrrohet 4-4-2.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

E Ardhmja e sulmuesit spanjoll, Diego Costa, mbetet e paqartë, teksa blutë e Londrës janë të gatshëm për të dëgjuar ofertat edhe për Loic Remy.

Ndërsa, synimi kryesor i trajnerit italian është sulmuesi Christian Benteke, pavarësisht që pati një sezon të dobët me skuadrën e Liverpoolit. /Telegrafi.