Telegrafi

Chelsea shihet si favorit për transferimin e Agueros

Chelsea ka dalë si favorit për të transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero, i cili në verë do të largohet si lojtar i lirë nga Etihad.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Cityt do të largohet nga Etihad Stadium në fund të sezonit, duke i dhënë fund një dekade shërbimi të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, sipas mediumit Daily Mail, largimi nga Cityt nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai po largohet nga futbolli anglez.

Lexo po ashtu Letra e Agueros pas konfirmimit për largimin e tij: Kam farkëtuar një lidhje të pathyeshme me ata që e duan Cityn

Aguero do të ketë oferta nga e gjithë bota, përfshirë Barcelonën, Real Madridin dhe Paris Saint-Germain, por preferenca e tij do të ishte të qëndronte në Ligën Premier pasi 32-vjeçari beson se ai ka ende shumë për të dhënë në këtë vend.

Chelsea është klubi i cili llogaritet favorit për transferimin e sulmuesit argjentinas.

Lexo po ashtu Pesë gjigantë evropianë në ‘luftë’ për Agueron

dëshironte të nënshkruante Agueron në vitin 2011 kur ai luajti për Atletico Madridin dhe ata janë vetëm një nga disa klube që mund të paguajnë pagën e më shumë se 13 milionë funtesh që ai fiton.

Klubet tjera angleze që kanë burimet financiare të qëndrueshme, Manchester Unitedi dhe Liverpooli nuk janë në garë për Agueron. /Telegrafi/