Telegrafi

Chelsea shfaq interesim për Coutinhon

Klubi anglez, Chelsea ka treguar interesim për transferimin e yllit brazilian të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Ylli brazilian aktualisht është në huazim dyvjeçar te Bayern Munich nga Barcelona, huazim i cili përfundon këtë verë.

Por, gjigantët gjermanë nuk pritet që ta bëjnë marrëveshjen të përhershme pasi të përfundojë afati i huazimit.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Chelsea është gati të transferojë “brazilianin magjik”, Coutinho.

Philippe Coutinho (Foto: FC Bayern Munich English/Twitter)

Coutinho ka përvojë të madhe në Ligën Premier, pasi kaloi pesë vjet te Liverpooli.

Barcelona thuhet se po kërkon të paktën 90 milionë euro për shitjen, por Blutë duan ta nënshkruajnë Coutinhon si huazim me mundësi blerje. /Telegrafi/