Chelsea mund të shesë spanjollin Alvaro Morata për të financuar blerjet që mund t’i bëjnë për trajnerin e ri, Maurizio Sarri.
Blutë e Londrës janë në një fazë të madhe ndryshimesh, ku në stolin e klubit pritet të emërohet ish-trajneri i Napolit, Sarri.
Me emërimin e Sarrit drejtuesit e Bluve duan të bëjnë ndryshime edhe në skuadër për t’i ofruar në dispozicion italianit, futbollistët që do.
Kështu, sipas mediumit anglez The Mirror, rekordi i klubit për transferime, Morata, i nënshkruar nga Real Madridi verën e kaluar mund të largohet këtë verë.
Kjo pasi sulmuesi spanjoll luftoi për të bërë ndikim dhe në fund përfundoi duke u zhgënjyer me futbollin anglez.
Me shitjen e Moratan drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge synojnë të financojnë blerjet e reja verore për trajnerin Sarri.
Chelsea pritet të bëjë lëvizje për mesfushorin e CSKA Moskës, Aleksandr Golovin, dhe 35 milionë funte për mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.
Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain është gjithashtu në radar pas nënshkrimit të tyre me super yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/