Telegrafi

Chelsea sezonin e kaluar arkëtoi 150 milionë funte, por ku renditen gjigantët e Ligë Premier (Foto)

Chelsea është skuadra me më së shumti përfitime gjatë sezonës së kaluar në Ligën Premier.

Londinezët u shpallën kampion të ligës elitare angleze dhe me këtë i shtuan edhe disa miliona euro në buxhet , e cila në fund të sezonit ka arritur shifrat prej 152 milionë funtesh.

Pas The Blues u renditen Tottenham Hotspurs dhe Manchester Cityt me 148 milionë funte, përkatësisht 149 sosh, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto të hyrat kanë të bëjnë në bazë të drejtave televizive, meritrokacisë dhe parave që i ndan në mënyrë të barabartë FA për njëzet klubet e Ligës Premier.

Theksojmë se edhe skuadra që ka zbritur në një rang më ultë të garave ka shtuar fitimet me rreth 100 milion funte. /Telegrafi/