Chelsea dhe Juventusi janë intensivisht duke negociuar për anësorin, Alex Sandro.
Përkundër pohimeve se është bërë një ofertë rekord për brazilianin, TMË Radio raporton se oferta e fundit e Chelseat ësthë refuzuar nga Juventusi.
Kampioni i Anglisë megjithatë nuk do të ndalet dhe tashmë po mendohet një propozim tjetër edhe më i fortë për Juventusin.
Vet lojtari është më i matur për të ardhmen e tij, duke mos kërkuar një largim nga Bianconerët.
Anësori i majtë pëlqen një kalim në Londër, por nuk ka bërë ndonjë kërkesë formale te Juventusi për shitjen e tij. /Telegrafi/