Chelsea ka bërë një hetim shokues në lidhje me disponueshmërinë e Harry Maguire mes dyshimeve në rritje për të ardhmen e qendërmbrojtësit te Manchester United.
Reprezentuesi anglez – i cili ka sërish një test të vështirë para vetës, atë të së hënës kundër Liverpoolit – është në radarin e klubit nga “Stamford Bridge”, derisa ata përpiqen të përfundojnë një marrëveshje për Wesley Fofanan të Leicesterit.
Dhe Sportsmail ka mësuar se Chelsea ka ngritur mundësinë e transferimit të Maguire në perëndim të Londrës si pjesë e përpjekjeve të United për të nënshkruar me sulmuesin e Bluve, Christian Pulisic.
Kuptohet se një lëvizje për Fofanën mbetet prioriteti i Bluve dhe pati optimizëm në rritje të premten se një marrëveshje për mbrojtësin francez mund të arrihet më në fund javën e ardhshme pasi mbrojtësi kërkoi të lihej jashtë ndeshjes së Leicesterit kundër Southampton të shtunën.
Megjithatë, interesimi i tyre për Maguire vjen si një zhvillim jashtëzakonisht interesant mes pasigurisë në rritje mbi pozicionin e qendërmbrojtësit në planet e Eric ten Hag.
Ka pasur sugjerime se pozicioni i Maguire në 11-shen fillestare të Hag mund të jetë në rrezik për ndeshjen kundër skuadrës së Jurgen Klopp pas fillimit të dobët të sezonit të United.
Sportsmail kupton se është një opsion që është konsideruar seriozisht. /Telegrafi/