Telegrafi

Chelsea rivalizon Unitedin për Coutinhon, Blutë kanë gati ofertën

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë duke shikuar me kujdes situatën e yllit brazilian, Philippe Coutinho në Barcelonë.

Barcelona shpenzoi rreth 140 milionë euro për brazilianin vitin e kaluar dhe ai fitoi trofetë e La Ligas dhe Copa del Rey në muajt e tij të parë.

Megjithatë, tani Coutinho po lufton për të mbajtur një vend në formacionin titullar të trajnerit Ernesto Valverde.

Lexo po ashtu United fillon negociatat me agjentin e lojtarin, gati oferta e lartë për Coutinhon

Gjiganti katalunas besohet të jetë i gatshëm të shesë Coutinhon për të financuar një ribashkim të mundshëm për Neymarin nga Paris Saint-Germain, të cilët duhet të plotësojnë rregullat financiare të Fair Play.

Philippe Coutinho (Getty Images)

Djajtë e Kuq ishin skuadra e vetme e interesuar në ish-yllin e Liverpoolit, Coutinho, i cili mund të joshet për një largim.

Por, sipas mediumit The Mirror, Unitedi duhet të bëjë betejë me Chelsean për të sjellë Coutinhon përsëri në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Liverpooli refuzon mundësinë e rikthimit të Coutinhos

Blutë i kanë kërkuar Barcelonës t’i mbajë ata në kontakt rreth ndonjë plani nëse ata kanë ide për të larguar ish-yllin e Liverpoolit.

Chelsea thuhet se është gati të paguaj 100 milionë funte apo rreth 115 milionë euro për Coutinhon. /Telegrafi/