Telegrafi

Chelsea rivalizon Monacon për Belottin

Monaco ishte gati të bënte një ofertë të lartë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin, i cili po kërkohet edhe nga Chelsea.

Sipas La Stampa, klubi i Monacos ka në listë edhe anësorin e Milaniy, M’Baye Niang.

Calciomercato.com shkruan se për sulmin Belotti është futur në garë edhe Chelsea .

Blutë janë të gatshëm që të paguajnë 75 milionë euro për Belottin.

Oferta është 25 milionë euro më e ulët se sa kërkesa e Torinos, që është 100 milionë euro. /Telegrafi/