Telegrafi

Chelsea rivalizon Milanin e Unitedin, bënë ofertë për Sanchesin

Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea janë futur në garë për shërbimet e Renato Sanchesit.

Sipas Daily Telegraph, Blutë e Londrës kanë bërë një ofertë të vonshme për të nënshkruar kontratë me mesfushorin e Bayern Munichut, Sanches.

Lexo po ashtu Rummenigge: Sanches largohet vetëm me huazim

Mesfushori i Portugalisë kishte kërkuar transferimin te Milani, por trajneri i Bluve, Antonio Conte ka folur me trajnerin e Bayernit, Carlo Ancelottin, për një marrëveshje të mundshme kur klubet u përballën në një miqësore më parë këtë javë.

Kampionët e Bundesligës, Bayerni janë të gatshëm ta lënë adoleshentin të lirë në huazim pavarësisht sezonin e tij zhgënjyes në Allianz Arena.

Interesim për mesfushorit e ri portugez kanë shfaqur edhe Milani dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/