Chelsea thuhet se po e mendon transferimin e Jack Grealish nga rivali i tyre Aston Villa.
The Blues po kalojnë nëpër një formë të dobët në këtë muaj, pasi kanë arritur të marrin vetëm një fitore.
Duke parë ngecjen e skuadrës së tij, Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i Chelseat që të bëhen disa transferime në këtë muaj.
24-vjeçari thuhet se është dëshira e trajnerit të bluve, derisa Aston Villa nuk e preferon shitjen e tij në këtë muaj.
Por, nëse Chelsea bën një ofertë mbi 30 milionë euro, atëherë mund t’i marrë shërbimet e anësori anglez.
Grealish mund të jetë një zëvendësues i Eden Hazardit që në verën e kaluar u largua nga Stamford Bridge në drejtim të Real Madridit.
Në garë për anglezi ka kohë që është edhe Manchester United, por që The Blues mund t’i marrin shumë lehtë shërbimet e tij nëse bëjnë ofertën e duhur. /Telegrafi/