Chelsea ka hyrë në garë me Juventusin dhe Tottenhamin për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, raportojnë mediat në Itali.
23-vjeçari është lidhur shumë me një largim nga kryeqyteti italian këtë muaj, pavarësisht dëshirës së Jose Mourinhos për të mbajtur sulmuesin e talentuar.
Në një konferencë për shtyp ditën e djeshme, trajneri portugez diskutoi sërish për të ardhmen e tij, duke sugjeruar se çështja e të ardhmes së lojtarit drejtohet më mirë te Tiago Pinto.
Siç raportohet nga La Repubblica, Chelsea i është bashkuar garës me Juventusin dhe Tottenhamin për Zaniolon. Të tre klubet pritet të dërgojnë oferta konkrete gjatë kësaj jave, të etur për të blerë 23-vjeçarin përpara se të përfundojë afati i transferimeve në më pak se dy javë.
Drejtuesit e Romës ia kanë bërë të qartë si përfaqësuesve të Zaniolos ashtu edhe vetë Mourinhos se janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat dhe të ecin përpara me ndonjë shumë veçanërisht interesante.
Ka të ngjarë të kushtojë mbi 50 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit italian këtë muaj. /Telegrafi/
Repubblica – Zaniolo, spunta anche il Chelsea tra i club interessati https://t.co/kVjRi70UNG
— TuttoJuve.com (@TUTTOJUVE_COM) August 22, 2022