Telegrafi

Chelsea refuzon ofertën e parë të Realit për Hazardin

Eden Hazard (Foto by Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Eden Hazard është i vendosur të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, por kjo nuk do të shkojë aq mirë.

Ai nuk e fsheh atë që dëshiron të luajë për madrilenët dhe mundësitë janë rritur që kur u rikthye Zinedine Zidane në postin e trajnerit të klubit të Madridit.

Reprezentuesi belg ka theksuar gjithmonë se Zizun e merr si model për futbollin gjersa mediat nga ishulli raportojnë se menaxhimmenti i Chelseat ka hedhur poshtë një ofertë të Los Blancos.

Besohet se spanjollët kanë dërguar një ofertë prej 80 milionë eurove, e cila është refuzuar pasi që vlerësohet më shumë.

Roman Abramovich dhe drejtoresha, Marina Granovskaja do të insistojnë në një rekord prej 100 milionë eurosh.

Në sezonin 2014/15, Hazard u zgjodh lojtari më i mirë i Ligës Premier në përzgjedhjen e shoqatës profesioniste të futbollistëve. /Telegrafi/