Sipas The Athletic, Chelsea ka refuzuar ofertën e fundit të Interit për Romelu Lukakun, por çmimi i kërkuar është më i ulët se sa prisnin edhe Nerazzurrët.
Drejtori Piero Ausilio u konfirmoi gazetarëve këtë javë se Chelsea i paralajmëroi se nuk do të përsëritej huazimi i sezonit të kaluar, kështu që çdo transferim do të duhej të ishte i përhershëm.
Italianët janë gati ta bëjnë këtë për çmimin e duhur dhe The Athletic pretendon se tarifa që Chelsea kërkon është rreth 45 milionë euro.
Kjo është edhe më e ulët se shifra e përmendur nga shefi i Interit, Beppe Marotta, i cili tha se skuadra angleze kërkon 50 milionë euro, shumë që u ofrua nga Al-Hilal përpara se Lukaku të refuzonte transferimin në Arabinë Saudite.
Belgu shënoi 14 gola në 37 ndeshje për Interin sezonin e kaluar, duke i ndihmuar ata të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve, duke fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.
Oferta e Interit ishte 30 milionë euro, që është refuzuar nga Chelsea.
Së fundmi në garë për belgun është futur edhe Juventusi, edhe pse Lukaku ka thënë vazhdimisht se nuk do t’i bashkohej kurrë rivalëve të Interit në Serie A. /Telegrafi/