Site icon Telegrafi

Chelsea refuzon ofertat e larta për Kurt Zouman

Kurt Zouma. (Photo by Alex Broadway/Getty Images)

Kurt Zouma nuk do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror, edhe pse ofertat për të nuk mungojnë.

Qendërmbrojtësi francez ka qenë i huazuar edicionin e fundit te Evertoni, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij. Falë formës së lartë, Zouma është rikthyer edhe në Kombëtaren e Francës ku ka luajtur titullar.

Evertoni, Tottenham Hotspur, Milani, Roma dhe Atletico Madridi, janë skuadrat që kanë tentuar transferimin e Zoumas.

Kurt Zouma. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Mirëpo klubi anglez ka refuzuar shitjen e lojtarit, duke qenë se llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.

Mediat angleze kanë raportuar se dy ofertat më të larta kanë qenë nga Atletico Madridi dhe Evertoni që kanë ofruar nga 35 milionë euro, por që janë hedhur poshtë nga Chelsea.

Zouma ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version