Site icon Telegrafi

Chelsea refuzon një ofertë për Batshuayin

Lideri aktual i Ligës Premier, Chelsea ka refuzuar një ofertë serioze për sulmuesin e saj, Michy Batshuayi.

Ka qenë skuadra londineze, West Ham United që ka kërkuar transferimin e belut por që është refuzuar.

Mediat angleze kanë raportuar se West Ham ka ofruar 30 milionë funte për transferimin e reprezentuesit belg.

Por ka qenë trajneri i Chelseat, Antonio Conte që ka ndëerpreë negociatat për largimin e Batshuayit.

Edhe pse ish-anëtari i Marseille ka pasur hapësira të pakta, Conte e vlerëson shumë dhe ka thënë se është pjesë e rëndësishme e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version