Mediat angleze raportojnë se klubi anglez, Chelsea, ka refuzuar ofertën e tretë të Barcelonës për yllin brazilian, Willian.
Gjiganti spanjoll është në kërkim të një sulmuesi të ri pas refuzimit nga ana e francezit Antoine Griezmann, i cili vendosi të vazhdoj me Atletico Madridin.
Ylli brazilian i Chelseat, Willian, është i pëlqyeri i radhës së drejtuesve të klubit katalunas dhe tashmë kanë lëvizur për transferim e tij.
Barcelona para disa javësh bëri ofertën e parë prej 55 milionë eurosh, e cila u refuzua nga Blutë, ashtu sikurse e dyta që u refuzua në vlerë të 60 milionë eurosh.
Edhe përkundër këtyre dy refuzimeve, Barcelona nuk u ndal së kërkuari Willianin dhe para disa ditësh trokiti dyert e Chelseat me ofertën e tretë.
Oferta e tretë e Barcelonës ishte e rritur për disa miliona, pasi peshonte plot 55 milionë funte apo 61.6 milionë euro.
Por, sipas mediumit anglez Sky Sport News, drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge kanë refuzuar edhe këtë ofertë për yllin e tyre.
Pas këtij refuzimi, Barcelona vështirë se do të kthehet për shërbimet e brazilianit dhe shikimin e tyre pritet ta hedhin diku tjetër. /Telegrafi/
SKY SOURCES: @ChelseaFC reject third bid in excess of £55m from @FCBarcelona for forward @willianborges88. #SSN pic.twitter.com/RhClI3wKtd
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 23, 2018