Telegrafi

Chelsea refuzon 32 milionë eurot e Crystal Palaces për Reece James

Chelsea i ka refuzuar 32 milionë euro nga Crystal Palace për mbrojtësin e djathtë, Reece James.

Sipas SunSport, Frank Lampard thuhet se ka refuzuar ofertën e rivalëve të Ligës Premier për mbrojtësin e talentuar, pasi dëshiron ta integrojë në skuadrën e parë.

The Blues e kishin pranuar ofertën në fillim të kësaj javë për 19-vjeçarin nga ‘The Eagles’, mirëpo ishte refuzuar menjëherë nga trajneri dhe legjenda e skuadrës.

Reece James (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Crystal Palace kishte tentuar ta transferonte Reece Jamesin edhe në formë huazimi për 18 muaj, por Lampard e kishte bërë të qartë se dëshiron ta mbajë në skuadër për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Reece James ndiqet nga Unitedi

Përveç Palaces, interesimi për mbrojtësin anglez kanë shprehur edhe skuadrat si, Newcastle, Brighton dhe Bournemouth.

Lampard thuhet se do të largojë Davide Zappacostan në këtë afat kalimtar, në mënyrë që ta shtojë numrin e anglezëve në skuadër, por edhe t’i jap mundësi Jamesit që ta tregojë vetën në skuadrën e parë si zëvendësues i Cesar Azpilicuetas. /Telegrafi/