Site icon Telegrafi

Chelsea refuzoi ofertën e vonshme të Barcelonës për Marcos Alonson

Barcelona thuhet se bëri një përpjekje të vonshme të hënën për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Marcos Alonso, por kjo ofertë u refuzua.

Katalanasit u përpoqën të nënshkruanin mbrojtësin e majtë disa orë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Por, sipas gazetës Mundo Deportivo, Chelsea hodhi poshtë ofertën e vonshme nga Barcelona për Alonso.

Lexo po ashtu Chelsea merr fitoren e parë me Tuchel, triumfon lehtësisht ndaj Burnleyt

Blutë thuhet se refuzuan ofertën e Barçës për reprezentuesin spanjoll pasi nuk mbetën me kohën e mjaftueshme për të gjetur një zëvendësim të përshtatshëm.

Ndryshe, Alonso shënoi në fitoren e Chelseat kundër Burnley në fundjavë, ndërsa është ndeshja e tij e parë si titullar këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version