Chelsea dëshiron të mbyllë transferimin e Declan Rices nga West Ham United në afatin kalimtar të janarit.
The Blues tentuan transferimin e mesfushorit defanziv në verën që shkoi, mirëpo ‘Çekanët’ nuk e lëshuan lojtarin nën shumën e 80 milionë eurove.
Chelsea është duke përgatitur që të shesë disa lojtarë në afatin kalimtar të janarit, në mënyrë që të financojë transferimin e ish-lojtarit që rrodhi nga akademia e tyre.
Sipas asaj që raporton The Athletic, blutë e Londrës e duan transferimin e Rices në janar, derisa marrëveshja mes të dyja palëve është arritur nga vera e këtij viti.
Chelsea shpreson që të transferojë anglezin në janar dhe të shtojë atë në listën e lojtarëve për në Ligën Premeir dhe në atë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/