Timo Werner vazhdon të jetë një prej emrave më të përmendur në periudhën para zyrtarizimit të afatit kalimtar veror.
Në ndërkohë, është raportuar se sulmuesi i RB Leipzigut ka marrëveshje me Chelsean dhe janë duke u zgjidhur disa detaje ndërmjet dy klubeve.
Sipas Evening Standard, marrëveshja do të finalizohet gjatë kësaj javë dhe sulmuesi gjerman në sezonin e ardhshëm do të luajë në Stamford Bridge.
Dy klubet i kanë zbutur disa prej kushteve që e pengonin transferimin, kështu që kanë avancuar në negociata drejt arritjes së marrëveshjes.
Werner pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Chelsean që ka arritur të mposhtë konkurrencën e klubeve, si Liverpool dhe Manchester United, për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/