Telegrafi

Chelsea preferon Paredesin para Barellas

Chelsea po zvarritet për blerjen e Nicoli Barellas pasi ka më shumë gjasa të blejë Leandro Paredes nga Zenit St Petersburg.

Talenti i madh italian, Barella, kohëve të fundit është përfolur për një kalim te Chelsea, të cilët u raportua se fituan garën me klubet italiane.

Por, tani mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit londinez kanë kthyer vëmendjen dika tjetër dhe jo tek Barella.

Lexo po ashtu Roman Abramovich po mendon revolucion te Chelsea, emri më i madh Mauro Icardi

Sipas mediumit Sportitalia, Chelsea është duke u larguar nga opsioni Barella, pasi italiani konsiderohet tepër i shtrenjtë, me Cagliarin që kërkon 45-50 milionë euro.

Me Napolin dhe Interin që po shtyjnë shumë për mesfushorin italian, Chelsea po përparon negociatat me Zenit St Petersburg për argjentinasin Paredes.

Argjentinasi është 24 vjeç dhe gjithashtu një objektiv për Milanin, por do të shijonte një lëvizje në Ligë Premier.

Lexo po ashtu Interi dhe Napoli në garë të madhe për Barellan

Roma e shiti Paredesin në Zenit për 23 milionë euro plus bonuse në verën e vitit 2017, ndërsa tani lojtari vlen rreth 25-30 milionë.

Ai ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime në 22 ndeshje zyrtare për Zenitin këtë sezon. /Telegrafi/