Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka pranuar një ofertë nga Atletico Madrid për mesfushorin e tyre, Conor Gallagher.
Chelsea është e prirur të shesë shumë lojtarë për të ndihmuar në balancimin e librave financiar pas një tjetër shpenzimi të madh të tregut veror.
Mesfushori anglez, Gallagher është njëri nga emrat më të përfolur dhe një shitje e tij duke e pashmangshme.
Sipas mediumit britanik BBC Sport, Blutë kanë pranuar një ofertë prej 33 milionë funtesh apo rreth 40 milionë eurosh për Gallagher, i cili mbante shiritin e kapitenit sezonin e kaluar.
Some big transfer news! 😮#BBCFootball pic.twitter.com/pgxbL6apv6
— Match of the Day (@BBCMOTD) July 31, 2024
Chelsea është e lumtur ta shes lojtarin te një klub i huaj, pasi ka refuzuar një ofertë superiore nga Aston Villa në fillim të kësaj vere.
Nga ana e tij, Gallagher refuzoi një propozim të ri për kontratë në qershor dhe duket i gatshëm për t’u larguar nga Stamford Bridge. /Telegrafi/