Chelsea raportohet se po bëhet gati për një lëvizje të madhe për një lojtar të Liverpoolit, i cili tashmë ka pranuar se dëshiron të largohet nga klubi.
Në krahasim me verën, Chelsea ishte relativisht e qetë gjatë afatit kalimtar dimëror, duke vendosur që të mos transferojnë lojtarë të rinj.
Në vend të kësaj, drejtuesit e klubit u fokusuan tek largimet duke i çuar në huazim lojtarët si Ben Chilwell, Joao Felix dhe Alex Disasi.
Por tani duket se Enzo Marseca po bëhet gati të bëjë disa lëvizje të mëdha në verën e këtij viti, dhe raportimet e fundit bëjnë me dije se ata kanë vënë syrin tek një lojtar të Liverpoolit.
Gazetari Graemee Bailey ka bërë me dije se Chelsea është në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e portierit Caoimhin Kelleher.
Përkundër faktit se ai ka mbrojtur në shumë raste portën e Liverpoolit, duket se largimi i irlandezit në verë është pothuajse i sigurt.
Duke marrë parasysh se Liverpoolit sezonin e ardhshëm do t’i bashkohet Giorgi Mamardashvili, kjo do ta linte Kelleher opsionin e tretë për portën duke ditur se tashmë Alisson është ende pjesë e tyre.
Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Kelleher kishte pranuar se është i hapur për t’u larguar nga Liverpooli dhe se po vlerëson opsionet e tij./Telegrafi/