Telegrafi

Chelsea po planifikon rikthimin e Hazard në Londër, gati oferta për Real Madridin

Eden Hazard është bashkuar me Real Madridin dy vite më parë nga Chelsea.

Sulmuesi belg ishte në kulmin e karrierës së tij kur vendosi të transferohej në Madrid, por aventura te Reali nuk ka shkuar siç kishte menduar.

Reali pagoi 115 milionë euro për belgun, i cili gjatë kësaj kohe ka qëndruar më shumë jashtë fushave shkaku i lëndimeve.

30-vjeçari në total ka zhvilluar vetëm 35 ndeshje që dy edicione me Los Blancos, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Skuadra angleze Chelsea ka shprehur interesim për ta rikthyer belgun përsëri në Stamford Bridges dhe ka qenë vet Hazard që ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

Mediat angleze kanë raportuar se londinezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për lojtarin, pasi për momentin çmimi i tij nuk shkon më shumë.

Reali është i interesuar ta shes belgun pasi paga e tij e lartë është një barrë për Los Blancos, duke marrë parasysh se Hazard më shumë po qëndron jashtë fushave shkaku i lëndimeve.

Gjithsesi kjo është vetëm një hipotezë, por që lehtë mund të bëhet realitet duke marrë parasysh se Hazard ka kaluar shtatë vite të mrekullueshme në Londër, si në aspektin individual ashtu edhe në atë ekipor. /Telegrafi/