Telegrafi

Chelsea po përgatitë ofertë për transferimin e David në afatin kalimtar të janarit

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për afatin kalimtar të janarit.

Londinezët për momentin kanë vetëm Pierre-Emerick Aubameyang dhe Armando Brojën, por sulmuesi shqiptar mund të largohet në afatin kalimtar dimërorë.

Drejtuesit e gjigantit anglez janë duke menduar transferimin e një top sulmuesi dhe në krye të listës është kanadezi Jonathan David.

22-vjeçari po vazhdon shkëlqimin me Lille në Ligue 1, ku këtë edicion ka shënuar nëntë gola e ka asistuar në dy të tjerë në 11 ndeshje të zhvilluara.

The Sun ka raportuar se Chelsea është gati të bëj ofertë deri në 70 milionë euro në drejtim te Lille për transferimin e David.

Kanadezi është lojtari kryesor i Lille, por ai dëshiron të bëj një hap para në karrierë dhe preferon kalimin në Angli, edhe pse në garë për të mbeten edhe Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.

/Telegrafi/