Chelsea është bërë me pronar të rinj dhe në verë pritet të ketë shumë ndryshime në klubin londinez.
Dy mbrojtësit qendror, Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen do të largohen nga Chelsea si futbollistë të lirë dhe klubi tanimë po mendon për zëvendësuesit e tyre.
Qendërmbrojtësi brazilian, Gleison Bremer është në krye të listës së londinezëve për ta transferuar gjatë verë, me trajnerin Thomas Tuchel që e pëlqen atë dhe i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të klubit për ta marrë në Stamford Bridges.
Kapiteni i Torinos ka disa vite që po luan për mrekulli duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha, pasi në garë për të janë edhe Inter, Bayern Munich, Milan, Roma e Tottenham Hotspur.
Torino do ta lejonin largimin e kapitenit nëse arrin një ofertë prej 30 milionë eurove.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/