Telegrafi

Chelsea po mendon transferimin e mbrojtësit holandez Timber

Jurrien Timber është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Evropë.

Edhe pse i ri në moshë, Timber ka filluar dy vite më parë të luaj për ekipin e parë të gjigantit holandez Ajax Amsterdam.

20-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe tanimë është bërë pjesë e formacionit bazë edhe te Kombëtarja e Holandës.

Paraqitjet fantastike të tij kanë bërë që gjiganti anglez Chelsea të mendojë transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Londinezët po hasin në vështirësi për të marrë mbrojtësin Jules Kounde nga Sevilla, dhe Timber po shihet si alternativë shumë e mirë.

Ajaxi e vlerëson shumë xhevahirin e saj, por do ta lejonte largimin nëse do të arrinte një ofertë rreth 40 milionë euro.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ka përcjellë mbrojtësin e ri holandez dhe ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të klubit për ta transferuar atë në janar. /Telegrafi/