Chelsea është duke menduar që ta largojë nga detyra trajnerin Maurizio Sarri dhe në vend të tij ta vë ndihmësin e tij, Gianfranco Zolan.
Sipas Sport Mediaset, ish-trajneri i Napolit, Sarri është vënë nën akuzë pas humbjes së turpshme 6-0 të së dielën ndaj Manchester Cityt.
Ka mbetur që Roman Abramovich të marrë një vendim për të ardhmen e italianit.
Mediat angleze shkruajnë se Zola mund të mbetet deri në fund të sezonit para se të emërohet një ’emër i madh’, ngjashëm si Manchester United që e solli ish-lojtarin e preferuar të tifozëve Ole Gunnar Solskjaerin.
I fundit që ka ardhur te Chelsea si trajner i përkohshëm është Roberto Di Matteo që e itoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012.
Sarri e zëvendësoi Antonio Conte verën e kaluar dhe fillimisht shkoi me Chelsean në 18 ndeshje pa humbje.
Tani ata kanë humbur shtatë nga 21 ndeshjet e fundit, u kritikat janë të mëdha drejt italianit.
Zola një legjendë e klubit londinez si trajner ka qenë te Watford dhe West Ham United.
Megjithatë, ai ka pasur edhe eksperienca si në Al-Arabi dhe Cagliari, por edhe te Birmingham City./Telegrafi/