Telegrafi

Chelsea po e mbyllë transferimin e mesfushorit të Rennes

Chelsea është afër nënshkrimit të mesfushorit francez, Lesley Ugochukwu nga Rennes për 27 milionë euro.

Lojtari 19-vjeçar ka bërë 47 paraqitje në Ligue 1 për Rennes dhe gjithashtu është paraqitur në Ligën e Evropës.

Ai ende nuk ka bërë debutimin e tij për skuadrën e parë të Francës, por ka luajtur për kombin e tij në nivelet U-17, U18 dhe U19.

Lexo po ashtu Chelsea reagon në lidhje me dënimin nga UEFA

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino tha së fundmi se Blutë duhet të rrisin opsionet e tyre në mesfushë.

Megjithatë, Ugocukwu mund të kthehet menjëherë në Ligue 1, pasi pritet të huazohet te Strasbourg, nëse një marrëveshje finalizohet, pasi grupi i pronësisë së Bluve bleu shumicën e aksioneve në skuadrën e Alsas në qershor.

Chelsea ka një plan për të nënshkruar me talentet e rinj që kanë potencial për të qenë yje të ardhshëm të futbollit botëror, ndërsa pastron skuadrën e tyre të fryrë pas një shpenzimi prej 700 milionë eurosh në dy afatet e kaluara të transferimeve. /Telegrafi/