Chelsea raportohet se ka siguruar shërbimet Attila Szalait nga Fenerbahce.
Mbrojtësi hungarez do t’u bashkohet The Blues në afatin kalimtar të janarit.
Transferimi i Szalait do t’i kuhtojë Chelseat rreth 23 milionë euro, e që marrëveshja mes palëve tashmë ka kohë që është arritur.
Lojtari 23-vjeçar do të kompletojë kalimin e tij te skuadra nga Londra në ditët e para të muajit janar.
Spekulimet në lidhje me një lëvizje te Chelsea për mbrojtësin e Fenerbahçes, Attila Szalai, janë shtuar gjatë javëve të fundit, dhe trajneri hungarez Marco Rossi pretendon se një marrëveshje e janarit është rënë dakord.
23-vjeçari u transferua në Turqi vetëm në afatin kalimtar të dimrit të vitit 2021, por një tjetër kalim mund të jetë afër pas 12 muajsh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4n_xGstRRnM