Site icon Telegrafi

Chelsea planifikon ofertën për sulmuesin Timo Werner

Klubi i njohur anglez, Chelsea thuhet se është duke punuar rreth një ofertë në drejtim të sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner.

Sipas mediumit britanik Daily Express, Blutë e kanë gjermanin në shikimet e tyre dhe pritet të tentojnë transferimin e tij, pasi planifikojnë shpenzime prej 150 milionë funtesh në muajin e ardhshëm.

Chelsea po mbështetet në golat nga Tammy Abraham me Olivier Giroud dhe Michy Batshuayi jashtë formës dhe Werner do të ishte një ndihmës e madhe.

Lexo po ashtu Chelsea ndoqi nga afër dyshen Werner-Dembele

Abraham ka 11 gola në 17 ndeshje në ligë me Chelsean në vendin e katërt, por menaxheri Frank Lampard e di se i duhen opsione të tjera pasi Giroud pritet të largohet.

Interesi për Werner gjithashtu vjen pjesërisht për shkak të klauzolës së tij relative të largimit prej vetëm 27 milionë funte.

Lexo po ashtu Lampard shpreson që me këto tri transferime te Chelsea ta fitojë Ligën Premier

Ai nënshkroi një marrëveshje të re me RB Leipzig në muajin gusht për të cilën Kicker raportoi se klauzola e tij u ul në 30 milionë euro.

Megjithatë, me Leipzig duke fluturuar për titullin në Gjermani, ai mund të mbretet deri në fund të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version