Site icon Telegrafi

Chelsea me plan konkret, Costa plus para për Griezmannin

Chelsea ka gati planin për transferimin e Antoine Griezmann, ku pjesë e marrëveshjes pritet të jetë edhe sulmuesi Diego Costa.  

Gjatë kësaj verë “Blutë e Londrës” tentuan të transferonin e sulmuesin e Atletico Madrid. Tratativat vazhduan për javë të tëra, por ishte francezi ai që i dha fund bisedimeve, pasi vendosi që të mos braktiste “Los Colchoneros” deri në përfundim të pezullimit të vendosur nga UEFA për zhvillimin e merkatos.

Lexo po ashtu Hazard: Costa është lojtar i madh, shpresoj të kthehet në klub

Menjëherë pas këtij moment rrugët e dy të palëve u ndanë, të paktën për momentin, pasi siç raportojnë mediat britanike transferimi i Griezmann tek Chelsea është ende i mundur.

Për t’ia arritur qëllimit do të përdoret njeriu i cili tekniku Conte nuk e konsideron si pjesë të planeve të tij, Diego Costa.

Lexo po ashtu Befason Chelsea, Diego Costa mbetet te kampioni anglez

Në fakt sulmuesi  ishte objektivi kryesor për Man.United, ndërkohë që tani janë drejtuesit e klubit londinez që kërkojnë më çdo kusht transferimin e tij. Klauzola e 26-vjeçarit kap shifrën e 100 milionë eurove shumë që mund të reduktohet, pasi do të shfrytëzohet sulmuesi Diego Costa, me këtë të fundit që e ka shprehur hapur dëshirën e tij për tu rikthyer tek Atletico.

Ardhja e Antoine Griezmann tek Chesea mund të realizohet për shumën 75 ose 80 milionë eurove përfshirë edhe sulmuesin me pasaportë spanjolle.

Sidoqoftë për tu arritur akordi duhet marrë parasysh dëshira e lojtarit. Në janar, muaj që përkon dhe me hapjen e merkatos dimërore palët do të takohen për parë mundësitë në arritjen e kësaj marrëveshje.

Exit mobile version