Chelsea raportohet se ka rritur ndjekjen e tyre për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, i cili mund të largohet për tetë milionë euro.
Trajneri italian është duke u lidhur gjithnjë e më shumë me një lëvizje largimi në verë, pas tri sezoneve të kaluara në San Paolo.
Thashethemet janë rritur edhe më shumë duke e cilësuar itlaianin si zëvendësues të bashkëkombësit të tij, Antonio Conte në Stamford Bridge.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, agjenti i Sarrit, Alessandro Pellegrini, është takuar me ndërmjetës të Chelseat për të vlerësuar mundësinë e transferimit në Ligën Premier.
Sipas gazetës, Sarri iu ka thënë gjithashtu disave nga stafi i tij të fillojnë mësimin e gjuhës angleze, një gjuhë që ai tashmë flet pas karrierës së tij të mëparshme në industrinë bankare.
Ekziston një klauzolë lirimi prej tetë milionë eurosh në kontratën e trajnerit, i cili duhet të aktivizohet deri më 31 maj dhe kjo lehtë mund të paguhet nga Blutë.
Marco Giampaolo është një nga favoritët për të zëvendësuar Sarrin, por edhe Unai Emery i Paris Saint-Germain dhe Rafael Benitez janë të lidhur gjithashtu.
Në anën tjetër, edhe Chelsea ka disa opsione tjera në rast dështimi të Sarrit, ku Luis Enrique është më i përfoluri. /Telegrafi/