Telegrafi

Chelsea përpilon ofertat për sulmuesit Werner dhe Wilson

Chelsea dëshiron të forcojnë sulmin e tyre dhe tashmë ka etiketuar dy objektiva të rëndësishëm të dimrit.

Blutë aktualisht janë të ndaluar të nënshkruajnë me ndonjë lojtarë shkaku i sanksioneve nga FIFA.

Por, drejtuesit e klubit londinez kanë besim se pezullimi do të hiqet në kohë për afatin kalimtar të dimrit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Chelseat

Sipas mediumit britanik The Sun, Chelsea shpreson të ri-hyjë në tregun e transferimeve me dy nënshkrime në janar.

I pari në listën e dëshirave është sulmuesi gjerman i RB Leipzig, Timo Werner, i cili pëlqehet edhe nga skuadra tjera angleze dhe gjermane.

Ndërsa i dyti është anglezi i Bornemouthit, Callum Wilson, i cili pëlqehet nga trajneri Frank Lampard. /Telegrafi/