Klubi anglez, Chelsea është gati të shesë sulmuesin gjerman, Timo Werner, këtë verë.
Sulmuesi gjerman nuk ka arritur të gjej formën e tij më të mirë dhe nuk ka bindur asnjëherë që kur mbërriti në klub për 50 milionë funte.
Kjo formë ka bërë që drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge të mendojnë të ardhmen e lojtarit.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg të Sky Deutschland, Chelsea është e hapur për të shitur Wernerin.
Werner ka shënuar vetëm 23 gola në 89 paraqitje – dhe ka qenë fajtor për disa raste të mëdha të humbura.
Plettenberg ka shtuar se një përplasje mes trajnerit Thomas Tuchel dhe Werner mund të jetë katalizatori për largimin e tij. /Telegrafi/