Telegrafi

Chelsea përgatit shitjen e dyshes Rudiger dhe Christensen

Klubi anglez, Chelsea është i përgatitur të shesë dyshen e mbrojtës, Toni Rudiger dhe Andreas Christensen këtë verë.

Sipas mediumit të njohur Goal, Blutë po mendojnë të nënshkruajnë një mbrojtës të ri këtë verë në mes të pasigurisë për kontratat e Rudiger dhe Christensen.

Të dy mbrojtësit e qendrës kanë dy vjet tjera në marrëveshjet e tyre aktuale, por çdo bisedim mbi rinovimin do të vijë përpara afatit kalimtar për klubin.

Lexo po ashtu Kështu mund të luajë Chelsea në edicionin e ri në formacion me Oblak, Havertz, Rice, Ziyech dhe Werner

Bisedimet nuk kanë filluar ende as për Rudiger dhe as për Christensen, pasi Chelsea ende po përpiqet të nënshkruajë një mbrojtës të freskët.

Kështu, në rast transferimi të një lojtari të ri, gjermani dhe danezi automatikisht do të shiteshin në verë.

Me Hakim Ziyech dhe Timo Werner tashmë të blerë, së shpejti pritet që vëmendja të kthehet në qendrën e mbrojtjes. /Telegrafi/