Telegrafi

Chelsea për ta mbajtur Hazardin, e bën lojtarin më të paguar në Ligën Premier

Mbajtja e Eden Hazardit në skuadër është qëllimi kryesor i zyrtarëve të Chelseat.

Pas fjalëve të babait të tij për gazetën Le Soir, ku ai pretendoi se futbollisti nuk ka pranuar të zgjas kontratën me klubin londinez.

E gjithë kjo sipas të atit të Hazardit, Thierry, belgu është duke pritur një ofertë prej Real Madridit.

Belgu deri më tani ka luajtur 191 takime duke shënuar 62 gola

Por, siç raporton gazeta britanike “The Telegraph”, Chelsea i ka bërë një ofertë lojtarit që do ta bëjë më të paguarin në Ligën Premier.

Në fakt, kampioni anglez po i ofron lojtari pagë javore prej 337 mijë eurove, 50 për qind më shumë se 220 mijë që merr aktualisht mesfushori.

Në këtë formë, ai do ta tejkalojë Paul Pogban si lojtar me pagën më të lartë në ligën angleze.

Shkurt, pothuajse 20 milionë euro në vit për të parandaluar largimin e Hazardit, ku sipas babait të lojtarit, Eden ëndërron të vesh fanellën e Real Madridit. /Telegrafi/