Chelsea nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci.
Blutë e Londrës i kanë ofruar mbrojtësit të Juventusit një rrogë me vlerë prej tetë milionë eurove në vit, përcjell Telegrafi.
Shkathtësitë e italianit po tregohen çdo vit e më shumë dhe janë bërë po aq të rëndësishme duke e bërë atë një aset të çmuar, dhe qe po kërkohet nga Manchester City dhe Chelsea.
Sipas gazetës Il Messaggero, Antonio Conte kërkoi në mënyrë specifike Bonuccin në afatin veror të transferimeve, edhe pse bardhezinjtë tashmë kanë hedhur poshtë propozimet mbi 50 milionë euro.
Oferta në tryezë do të ishte një kontratë me vlerë tetë milionë euro në vit, por raporti gjithashtu thotë se Bonucci është i vendosur të qëndrojë në Torino, ku familja e tij është e vendosur dhe e kënaqur. /Telegrafi/