Chelsea ka përfshirë Alvaro Moratan në ofertën e tyre për dyshen e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara.
Blutë e Londrës janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën pas emërimit të Maurizio Sarrit si trajner.
Deri më tani Chelsea ka treguar mesfushorin Jorginho dhe portierin Robert Green, por trajneri italian e ka mendjen në Serie A dhe ka etiketuar dy lojtarë të Juventusit.
Sipas mediumit Sportmediaset, negociatat midis Chelseat dhe Juves janë intensifikuar gjatë fundjavës për disa transferime mes skuadrave.
Skuadra londineze tashmë ka paraqitur propozimin e tyre të fundit formal rreth këtyre transferimeve.
Oferta e Bluve është 55 milionë euro para të thata plus shërbimet e Moratas në këmbim të Higuainit dhe Caldaras.
Ky propozim mendohet se është mirëpritur nga bordi i Juventusit me një marrëveshje që tani po afrohet drejt fundit.
Megjithatë, ka ende punë për të bërë me kushtet personale të Higuainit, pasi argjentinasi kërkon një kontratë më të gjatë sesa Chelsea aktualisht janë të gatshëm të ofrojnë. /Telegrafi/