Chelsea është e interesuar që të transferojë Leroy Sanen nga Bayern Munichu në afatin kalimtar të janarit.
Ka zëra se Bavarezët nuk e shohin gjermanin në planet e tyre dhe janë të gatshëm që bë afatin dimëror ta largojnë.
Sipas asaj që raporton mediat në ishull, The Blues janë të gatshëm të futen në garë për transferimin e ish-anëtarit të Manchester Cityt.
Sane ishte larguar nga kampioni në fuqi për të kaluar te Bayern Munichu, mirëpo aventura e tij në Allianz Arena nuk po shkon siç e kishte planifikuar.
Kampioni në fuqi i Evropës është i gatshëm t’i ofrojë atij të Bundesligës njërin nga tre lojtarë.
Besohet se Callum Hudson-Odoi, Christian Pulisic dhe Hakim Ziyech, janë që të tre në tavolinën e skuadrës gjermane.
Bayernit mund të përcaktohet se cilin nga ta dëshiron ta transferojë dhe besohet se mund të jetë anglezi, që edhe në afatet e kaluara ishte kërkuar nga ta. /Telegrafi/