Mesfushori nuk është më i adhuruari i tifozëve në Santiago Bernabeu dhe do të mirëpriste një lëvizje në afatin kalimtar të janarit.
Chelsea raportohet se sot ka bërë një ofertë prej 77 milionë euro për futbollistin e Real Madridit, Iscon.
The Sun shkruan se The Blues shpreson të lidhë një marrëveshje prej katër vjet e gjysmë, ku paga mujore do të kapte shifrat e një milion eurove.
Edhe një bonos i fuqishëm me rastin e sukseseve do të jetë gjithashtu pjesë e paketës për 26-vjeçarin.
Të kaltërit kanë lëvizur përpara skuadrave si Arsenali dhe Manchester City, të cilat kërkojnë shërbimet e reprezentuesit spanjoll.
Maurizio Sarri shpreson që lojtari t’iu bashkohet në skuadër dhe në këtë formë të rikthehen në pretendentë serioz për titullin e Ligës Premier.
Ndryshe, Isco ka bërë vetëm 11 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat gjersa u fjalos me disa tifozë madrilen gjat humbjes 3:0 kundër CSKA Moskës. /Telegrafi/