Juventusi është duke qëndruar i fortë edhe pse Chelsea ka ngritur ofertën e tyre për Alex Sandro në 60 milionë euro.
Antonio Conte i ka vënë sytë fort në mbrojtësin e majtë brazilian, me të cilin bardhezinjtë nënshkruan nga Porto vetëm në vitin 2015 për 26 milionë euro.
Ai kontribuoi me tre gola dhe shtatë asistime në 43 ndeshje konkurruese këtë sezon, por gjithashtu e shtyu Patrice Evra drejt largimit nga klubi dhe bëri një emër të madh për vete në Evropë.
Edicioni i së dielës në La Gazzeta dello Sport pohon se Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për Alex Sandro, por që propozimi është hedhur poshtë.
Megjithatë, Tuttosport këmbëngul se oferta më e fundit nga Stamford Bridge është më e lartë, pra 60 milionë eurove.
26-vjeçari është në kontratë me Juventusin deri në qershor 2020 dhe klubi është i etur për të bërë një goditje tjetër në Ligën e Kampionëve, duke arritur dy herë në finalen e fundit në tre sezonet e fundit. /Telegrafi/