Chelsea raportohet se është duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurove për transferimin e Romelu Lukakus nga Evertoni.
Sulmuesi belg ishte pjesë e Chelseat deri në vitin 2014 kur ishte shitur te skuadra e Evertonit dhe besohet se klubi londinez do të mirëpriste rikthimin e tij në Stamford Bridge.
Chelsea ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi belg pasi ka dështuar në transferimin e Alvaro Moratas së Real Madridit dhe raportohet se është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për belgun.
Besohet se Evertoni kërkon 70 milionë euro dhe vështirë se do të lejojë largimin e tij për një shumë më të ulët sesa ajo që kërkon.