Site icon Telegrafi

Chelsea ofron 50 milionë për Barellan

Nicolo Barella (Getty Images)

Mediat italiane njoftojnë se Chelsea e ka nisur një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Chelsea ka nevojë për një mesfushor të ri pasi Cesc Fabregas është gati të bashkohet me Monacon.

Sipas mediumit italian Sportitalia, klubi londinez ka lëvizur përpara Interit dhe Napolit për të fituar shërbimet e Barellas.

Lexo po ashtu Interi dhe Napoli në garë të madhe për Barellan

Kjo u pasua shpejt nga gazetari Alfredo Pedulla duke vënë në dukje se Blutë do të ‘sfidojnë’ Interin për talentin italian.

Barella gjatë një ndeshje ndaj Interit (Getty Images)

Gazetari i njohur thotë se në muajin korrik do të ketë një ofertë prej 45 milionë funte të gatshme.

Lexo po ashtu Edhe Chelsea i futet garës për Barellan

Edhe gazetari Gianluca Di Marzio pranon se skuadra e Maurizio Sarrit është e interesuar për 21-vjeçarin, por paralajmëron se Cagliari dëshiron fiks 50 milionë euro.

Sidoqoftë, të dy gazetarët janë të mendimit se Chelsea janë të gatshëm të përmbushin atë shifër. /Telegrafi/

Exit mobile version