Telegrafi

Chelsea ofron 150 milionë euro dhe dyfishim page për Asension, lojtari ka dy kërkesa për Realin

Marco Asensio (Getty Images)

Chelsea ka paraqitur ofertën e tyre për mesfushorin e ri të Real Madridit, spanjollin Marcos Asensio.

Djaloshi i artë spanjoll thuhet se kryeson listën e blerjeve të verës të pronarit të Chelseat, Roman Abramovich.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, edhe Reali frikësohet tashmë nga situata e Asensios, i cili mund të largohet.

Lexo po ashtu Reali refuzon rreth 140 milionë eurot e Chelseat për Asension

Chelsea ka siguruar Asension se ata do të dyfishojnë pagën e tij prej 4.5 milionëve euro dhe janë të gatshëm të shkojnë deri në 150 milionë euro për ta sjellë atë në Londër.

Asensio ka befasuar të gjithë me talentin e tij (Getty Images)

Menaxheri i Realit është i etur për të mos humbur Asension, por beson se lëvizja e Chelseat ka turbulluar kokën e lojtarit.

Asensio i ka bërë të ditur drejtuesve të Realit se ai do të shtyjë drejt largimit të tij nëse nënshkruhet me ndonjë yll për të konkurruar në pozitën e tij.

Lexo po ashtu Asensio është ‘Rauli i ri’, por Zidane duhet t’i japë krahë djaloshit që ai të fluturojë

Mesfushori spanjoll po këmbëngul gjithashtu në një rritje page për të qëndruar në Santiago Bernabeu edhe më tutje.

Prioritet i tij është që të mbetet me Realin, por Asensio do të kërkojë një lëvizje largimi nëse nuk përmbushen dy kërkesat e tij. /Telegrafi/