Chelsea ka paraqitur ofertën e tyre për mesfushorin e ri të Real Madridit, spanjollin Marcos Asensio.
Djaloshi i artë spanjoll thuhet se kryeson listën e blerjeve të verës të pronarit të Chelseat, Roman Abramovich.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, edhe Reali frikësohet tashmë nga situata e Asensios, i cili mund të largohet.
Chelsea ka siguruar Asension se ata do të dyfishojnë pagën e tij prej 4.5 milionëve euro dhe janë të gatshëm të shkojnë deri në 150 milionë euro për ta sjellë atë në Londër.
Menaxheri i Realit është i etur për të mos humbur Asension, por beson se lëvizja e Chelseat ka turbulluar kokën e lojtarit.
Asensio i ka bërë të ditur drejtuesve të Realit se ai do të shtyjë drejt largimit të tij nëse nënshkruhet me ndonjë yll për të konkurruar në pozitën e tij.
Mesfushori spanjoll po këmbëngul gjithashtu në një rritje page për të qëndruar në Santiago Bernabeu edhe më tutje.
Prioritet i tij është që të mbetet me Realin, por Asensio do të kërkojë një lëvizje largimi nëse nuk përmbushen dy kërkesat e tij. /Telegrafi/